Kandidati për kryetar i VV-së, Visar Korenica, ka vizituar tregun tradicional të Rahovecit.
Ai është i pari lider politik që viziton tregun e qytetit që një dekadë.
Korenica mori përkrahjen e tregtarëve pasi ua shpalosi planin 10 pikësh të zotimeve të realizueshme.
Korenica fillimin e fushatës e ka bazuar duke takuar fermerët, vreshtarët dhe tregtarë dhe disa herë ka potencuar se ky është top prioritet në programin e tij.