Visari si Shpendi, premton vizita sistematike të fëmijëve nëpër shkolla (Foto)

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, është zotuar të realizojë vizitat sistematike nëpër shkolla për fëmijët.

Projekti i cili sipas Visarit mund të realizohet fare lehtë edhe në komunën tonë do të ndihmojë në identifikimin e gjendjes së fëmijëve tanë dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të tyre në përgjithësi.

Ai ka komplimentuar kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke u zotuar se do të realizojë projektin e ngjashëm edhe në Rahovec.

Ahmeti postoi suksesin e këtij projekti dhe kërkoi që komunat tjera të implementojnë atë, kurse kolegu i tij partiak aprovoi një kërkesë të tillë duke futur në planin e tij për shëndetësinë edhe këtë projekt.

Besohet se Visari do të gërshetojë një pjesë të programit me programin e Shpend Ahmetit në Prishtinë, i cili mbajti 95 për qind të premtimeve të bëra. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.