Djemtë e vajzat e qytetit të Rahovecit do të prezantohen në tubimin madhështor të Lëvizjes Vetëvendosje në shkollën Selajdin Mullabazi – Mici nga ora 20:30.
Në këtë tubim pritet të jenë prezent kandidatët për asamble, kurse pritet të prezantohen kandidatët nga qyteti të cilët do të bartin mbi supe përgjegjësinë e përfaqësimit të qyetarve në Kuvendin Komunal 4 vitet e ardhshme.
Liga e Kampionëve mund të lihet për gjysmë ore, për të dëgjuar programin qeverisës të kryetarit të ardhshëm dhe të kandidatëve për asamble.
Kandidatët që do prezantohen janë Ilir Pallqa, Zana Canta, Besmir Veliu, Vjosa Silka, Murat Korenica dhe Ertan Shala.