Kandidati për kryetar të Rahovecit nga VV, Visar Korenica, është i pari lider politik që ka folur hapur për idenë e një SHESHI Të QYTETIT Të RAHOVECIT.
Ishte arkitekti i njohur rahovecian ai që doli me idenë për një shesh të Rahovecit.
Rahoveci vazhdon të mos e ketë një shesh të qytetit. Ishte Qëndrim Gashi ai që ka dalë hapur me një koncept – ide për realizimin e këtij sheshi. Ai që ka përkrahur këtë ide si politikani i parë që flet për një shesh të Rahovecit është Visar Korenica. Kandidati i VV-së ka premtuar qytetarët se do të ftojë qytetarët dhe një grup ekspertësh për të studiuar këtë ide dhe që një ditë Rahoveci të bëhet me shesh.
Si e prisni ju këtë ide? Duket se Korenica e ka seriozisht ndryshimin e Rahovecit.
/Rahoveci24/