Visari me fushatën më kreative, viziton KB Rahovecin dhe qëllon koshin (Video)

Fushata në komunën e Rahovecit po merr nivele botërore.

Këtë e ka dëshmuar deri tash kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili po e bën diferencën tash e një muaj.

Ai ka vizituar së fundmi KB Rahovecin, krenarinë e qytetit që luan në Superligë, ku ka mbajtur një takim me lojtarët.

Ai shihet në veshje sportive larg prej kodit të përditshëm të zakonshëm të fushatës.

Në një moment gjatë vizitës, ai madje gjuajti në kosh, duke treguar dashurinë për sportin.

Simbolika e videos së publikuar është e fuqishme. Në fillim ajo nisë bardh e zi, duke i parë protagonistët në video teksa shtjellojnë problemet, por në fund teksa shënon kosh video merr ngjyrë që tregon se ai është i përkushtuar që sportin ta bëjë të gjallë me ngjyra.

“MeMendje do të punojmë për basketbollin, meZemër do ta bëjmë me ngjyra sportin”, ka shkruar Visari në postimin e tij në Facebook me videon.

Menjëherë kjo video u bë virale në mesin e qytetarëve të Rahovecit, të cilët më në fund po shohin një lider në sytë e tyre. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.