Visari i vetmi që mendon për Krushën, me ide kreative për shtëpinë muze “Ukshin Hoti” (Video)

Visar Korenica ka treguar se është kandidati i të gjithë qytetarëve, dhe i vetmi kandidat i cili ka koncept të qartë për të bashkuar qytetin me fshatrat.

Ai ka vizituar ditë më parë shtëpinë muze në Krushë të Madhe.

Aty ai shkoi me vizion të qartë, duke thënë se do të investojë në këtë shtëpi muze që e konsideron si vlerë kulturore historike.

Madje, ai thotë se ka gati konceptin për të brenduar këtë shtëpi muze dhe për ta futur në guidën turistike të Rahovecit, si një nga pikat turistike më atraktive të komunës tonë.

Në shtëpinë muze nuk është investuar asgjë katër vitet e fundit, por tash duket se qasja do të ndryshojë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.