Kandidati për kryetar nga VV, Visar Korenica, duket se i ka dhënë goditjen e fundit kandidatit për kryetar nga PDK, Idriz Vehapi, para humbjes së 22 tetorit.
Korenica ka publikuar një video të Vehapit nga emisioni Jeta në Kosovë në vitin 2016, ku ai premton se në fund të këtij viti do të përfundohet palestra.
Tash jemi në vitin 2017 dhe ende s’ka përfunduar palestra e sportit.
Korenica ka premtuar edhe protesta nëse qeveria nuk merret vesh në forma tjera zyrtare për ta përfunduar palestrën. /Rahoveci24/