Kandidati për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka konfirmuar edhe zyrtarisht kandidaturën për kryetar të komunës së Rahovecit.
Pasi VV doli për të konfirmuar kandidaturën e Korenicës, është vet kandidati ai që ka folur për herë të parë.
Në adresimin e tij publik për qytetarët, ai u bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen drejt ndryshimit të madh për Rahovecin tonë, për t’i dhënë fund keq qeverisjes, keq menaxhimit dhe lënien pas dore të komunës tonë që ka ndodhur që prej pasluftës. Ai thotë se vetëm bashkë mund të bëhet ndryshimi i madh dhe për këtë ka ftuar të gjitha shtresat – të rinjt, gratë sipërmarrëse, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, vreshtarët, pensionistët, mërgimtarët dhe të gjitha shtresat tjera – që të bashkohen në përpjekjen e tij për ndryshimin e madh.
Ai thotë se qytetari do të qeverisë për të mirën e Rahovecit dhe do të kërkojë përgjegjësinë, teksa thotë se ai do të jetë veç në shërbim të tyre.