Visar Korenica nuk shpenzoi asnjë cent për karburante nga buxheti i shtetit

Ka dy ditë që është shndërruar në një diskutim të madh publik shpenzimi i parave të shtetit nga deputetët për karburante.

Në mesin e këtyre deputetëve ka shumë deputetë të VV-së, përfshirë nga komuna e Rahovecit, Yllza Hotin, e cila u kritikua jashtëzakonisht shumë për veprimin e saj tejet kontrovers.

Megjithatë, jo të gjithë deputetët shpenzuan para të shtetit për të udhëtuar.

Deputeti Visar Korenica nga komuna e Rahovecit, i cili jeton mes Rahovecit edhe Fushë Kosovës, edhe pse udhëton shpesh dhe nuk mungon në seanca të Kuvendit të Kosovës e as komisionin ku ai është antar, sipas statistikave nuk ka shpenzuar asnjë cent nga buxheti i shtetit për këto lloj nevoja.

Ndërkaq burime të tjera bëjnë me dije që as për shpenzime telefonike Korenica nuk ka ngarkuar buxhetin e shtetit ose të subjektit – ai edhe këtë shpenzim e ka kryer nga fondi i tij personal.

Pos tjerash Visar Korenica dallohet për performancë të shkëlqyer në Kuvendin e Kosovës. Deputeti nga Rahoveci ishte nismëtar i shumë projekteve që do të realizohen në Rahovec e që janë futur në buxhet, teksa po ashtu së fundmi publikisht kërkoi heqjen e masave anti-Covid.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.