Visar Korenica ka marrë votat e mjaftueshme për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Telegrafi ka publikuar një listë me 56 deputetët e VV-së nga 90 për qind të votave të numëruara.
Në këtë listë të më të votuarve figuron Visar Korenica, i cili ka marrë afro 10 mijë vota në mbarë territorin e Kosovës.
Për t’u zyrtarizuar ky informacion vetëm pritet certifikimi i rezultateve të KQZ-së dhe më pas do të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Një gjë është e sigurt, qyteti i Rahovecit dhe gjithë komuna do ta kenë përafqësuesin e vet të shumëpritur e shumë-votuar për të ngritur çështjet me rëndësi të Rahovecit.

