Visar Korenica është zgjedhur kandidati i vetëm për deputet nga VV në Rahovec për të qenë pjesë e listës zgjedhore për deputet.
Lajmin e konfirmoi VV në faqen zyrtare në Facebook.
Ky është rikandidim për Visar Korenicën pasi në zgjedhjet e kaluara nuk arriti të futej në Kuvendin e Kosovës, por me VV-në që ka projeksione të larta për fitore, atëherë parashihet që edhe gjasat e Korenicës për deputet të jenë të mëdha, kështu që Rahoveci të ketë përfaqësim për herë të parë pas një kohe të gjatë në Kuvendin e Kosovës.