Visar Korenica fiton bindshëm në sondazhin e RahovecPress

Tashmë kanë filluar të zhvillohen sondazhet e para para zgjedhjeve për kryetar komune të 22 tetorit.

Është portali RahovecPress që ka realizuar një sondazh së fundmi.

Në këtë sondazh ku janë pyetur qytetarët e komunës së Rahovecit se kush dëshiron të jetë lideri i tyre për katër vitet e ardhshme, ka dalë një rezultat mjaft befasues.

Në mënyrë bindëse ka triumfuar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili grumbulloi rreth 40 për qind të votave në këtë sondazh.

Megjithatë, sipas këtij sondazhi, Visarit do t’i duhej edhe balotazhi për të siguruar fitoren për të parin e komunës.

I dyti me më së shumti vota doli Smajl Latifi, kurse i treti kryetari aktual, Idriz Vehapi.

I katërti në këtë sondazh doli Ibrahim Kryeziu nga LDK.

Këto rezultate sigurisht se do të ndryshojnë teksa kanë mbetur edhe 2 muaj fushatë për të gjithë kandidatët që të përmirësojnë përshtypjen te qytetarët dhe ky është vetëm një sondazh i radhës. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.