Visar Korenica aludon në dorëheqje nga VV nëse bëhet koalicioni me Smajl Latifin

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga radhët e VV-së, Visar Korenica, ka bërë një reagim të ashpër pas zërave se Dervish Çadraku ka pranuar të hyjë në koalicion me Smajl Latifin.

Rahoveci24 mësoi se Çadraku dhe një pjesë e kryesisë së VV-së tashmë janë pajtuar me Latifin dhe i kanë ndarë postet për një koalicion të mundshëm.

Çadraku do të bëhej kryesues i Kuvendit Komunal dhe VV do të merrte edhe dy drejtori.

Këto zëra me shqetësim i priti ish kandidati për kryetar, Visar Korenica, i cili rriti VV-në në Rahovec për 400 për qind për dallim nga zgjedhjet e kaluara lokale.

Korenica thotë se është fuqishëm kundër koalicionit me AAK-në. Ai quan Smajl Latifin të pa përgatitur dhe kryeneç, kurse u ka bërë thirrje edhe subjekteve tjera që nëse nuk bëjnë opozitë të mirëfilltë, të paktën të mos bëjnë koalicion me AAK-në dhe Latifin. Ai aludoi se në rast se Çadraku bën koalicion me AAK-në atëherë ai mund të japë dorëheqje nga VV dhe për kundërshtimin e tij thotë se ka përkrahjen e aktivistëve dhe qytetarëve.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.