Basketbollisti nga Rahoveci, Visar Ejupi, ka nënshkruar KB KEK-un për pjesën e dytë të sezonit, që është rivali kryesor i Grapeland Rahovecit për hyrje në Superligë.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta brenda klubit nga Obiliqi, të cilat konfirmojnë se përpos tij edhe Adrian Ibishi nga Kosovari ka kaluar te KEK-u, çka flet për një mobilizim të madh kunër Grapeland Rahovecit.
I kontaktuar nga Rahoveci24, Indrit Krasniqi nga Grapeland nuk ka dashur të komentojë transferimet e klubeve rivale, ai shkurt konfirmoi që Rahoveci nga viti i ardhshëm do të jetë në Superligë pavarësisht investimeve të mëdha nga klubet kundërshtare.
Ai nuk la të dihet nëse ekipi do të përforcohet.
Grapeland Rahoveci ka shtatë fitore nga po aq ndeshje dhe është kampion vjeshtor, me fitore të mëdha të arritura në terrene mysafire ndaj rivalëve direkt si KB KEK-u e KB Istogu.
/Rahoveci24/


