Visar Ejupi ka mbetur në Superligë.
Ylli i ri i basketbollit të Rahovecit ka nënshkruar me KB Vëllaznimin gjithnjë sipas njoftimit të klubit gjakovar.
Ndryshe nga Prishtina ku ai ishte vetëm lojtar i ri, te Vëllaznimi Visar Ejupi do të ketë përgjegjësi shumë të madhe duke ditur se klubi gjakovar nuk ka mjaftueshëm lojtarë vendorë për edicionin e ri.
Për Visar Ejupin sezoni i ri do të jetë shumë i rëndësishëm.
/Rahoveci24/


