Visar Ejupi, djaloshi fantastik i KB Rahovecit i rritur nga akademia e klubit ka folur për Rahoveci24 pas fitores ndaj Yllit.
Ylli i ri në ngritje që është vetëm 16 vjeçar ka shënuar plot 8 pikë ndaj Yllit në një çerek duke treguar performancë të shkëlqyer ndaj rivalit të përbetuar.
“Ndaj Yllit nuk luaj vetëm si basketbollist, por si Ultras Vreshtar. Kjo sepse dihet se sa me rëndësi është për ta të fitohet në këtë derbi. Jap gjithçka për Rahovecin, për vendin tim”.
“Formën e mirë që po e kaloj ja falënderoj trajnerit, i cili po punon me të gjithë lojtarët dhe ekipin. Falënderoj gjithë qytetin dhe tifozët për përkrahjen. Jam falënderues për gjithçka dhe ju premtoj se do të vazhdoj të punoj shumë”.
“Dua që 20 minutat e U20 të mos vlejnë dhe të luaj kur të ketë nevojë skuadra edhe jashtë këtyre minutave dhe po punoj fort për këtë. Ndaj Pejës duam vetëm fitore.