Vijnë shpërblimet nga Norway Cup, ku Rahoveri zuri vendin e tretë (Foto)

Në Rahovec sot gjatë ditës kanë ardhur edhe shpërblimet e vendit të tretë, që djelmoshat e shkollës së futbollit Rahover, e arritën në Norëay Cup të mbajtur në Suedi.

Norëay Cup ka pasur pjesëmarrës të shteteve nga mbarë bota, me 2199 ekipe pjesëmarrëse.

Dhe Rahoveri ka arritur që të zë vendin e tretë në këtë kupë të rëndësishme me kategorinë U-17.

Djelmoshat e Rahovecit arritën të korin rezultate bindëse, derisa u ndalën në gjysmëfinale, para se të fitonin edhe duelin për vendin e tretë.

Dhe, shpërblimet e këtij suksesi të madh arritën sot në Rahovec, ku djemt e kësaj shkolle shijuan dhe pritën shpërblimet që ata i fituan me plot meritë në këtë garë ndërkombëtare, ku përfaqësuan jo vetëm Rahovecin, por mbarë Kosovën.

Shpërblimet që arritën nga Norvegjia i pritën lojtarët dhe zyrtarë të klubit. /Rahoveci24/

rahover-1

rahover-2

rahover-3

rahover-4

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.