Sot u përkujtua 21 vjetori i rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici nga komuna e Rahovecit dhe dëshmorëve Bektesh Haliti, Nezir Ymeri dhe Hamdi Hajrizi nga komuna e Vushtrrisë.
Në shënimin e 21-të vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mic dhe dëshmorëve Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri nga Vushtrria, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë, qytetar dhe zyrtarë të OVL e UÇK-së sot kanë bërë homazhe.
Me rastin e 21-vjetorit të rënies heroike të Heronjve të Kombit, sot mbi fshatin Opterushë të Rahovecit tek vendi i rënies u vu gurthemeli i kullës së Xhelal Hajdës- Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, si dhe u kujtua lufta e tyre heroike.
Vënia e gurthemelit është bërë nga kryetari i komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, bashkëluftëtar dhe familjar të heronjve të Kombit.
Pas homazheve dhe vënies së gurthemelit të kullës, në sallën e Qendrës kulturore ” Mensur Zyberaj” në Rahovec, u kremtua edhe Dita e Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda- Toni” Rahovec, ku ishin të pranishëm institucionet komunale në krye me kryetarin Smajl Latifin , familjarët, bashkëluftëtarët, nxënës dhe qytetarë të shumtë.