Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka vënë gurthemelin e objektit për ansamblin “Bajram Curri” në Krushën e Madhe.
Postimi i plotë i kryetarit:
Sot në Krushë të Madhe, me drejtorin e DKRS Afrim Dinën, drejtorin e DPZHR Berat Durakun, po ashtu edhe me inxhinierët përgjegjës Sylejman Daka nga komuna, arkitektin Arbër Zenuni nga Krusha e Madhe si dhe inxhinierin Arianit Termkolli nga kompania zbatuese “Sinani ing”, me të cilët kryem edhe këshillimet e fundit, e që së bashku edhe me anëtarët e KK Rahovec, Arbër Zenuni e Sejfullah Sejfullahu si dhe udhëheqësin e këtij ansambli Fatmir Sejfullahun e pjesëmarrës të tjerë, u ndjemë mirë ngase vendosëm gurthemelin e këtij projekti të ri shumë të nevojshëm për aktivitetet e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore “Bajram Curri”, kontratë kjo që kap vlerën 96,753.61€ dhe do të jetësohet në përputhje me planin dinamik.