Ballkani ka fituar ndeshjen e parë të kualifikimeve për Conference League ndaj skuadrës nga San Marino, La Fiorita.
Kampioni i Kosovës arriti që të kalojë pas pesë minutash në epërsi, kur pas një pasimi nga Armend Thaçi ishte superylli Meriton Korenica ai që me të majtën e tij befasoi tre lojtarë që po e ruanin.
Portieri u shfaq i fotografuar dhe nuk pati gjasa për të intervenuar.
Ky gol i Korenicës hapi rrugën për tri gola të tjerë që u shënuan në këtë takim dhe fitoren komode të Ballkanit.