Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, është zotuar si adhurues i futbollit që është vet, të ndërtoje stadiumin e ri në Krushën e Madhe dhe që të riaktivizohet klubi legjendar i KF Bashkimit.
Këtë premtim ai e ka bërë të ditur me anë të një video kohë më parë, kurse e ka dokumentuar edhe me futjen e kësaj pike në program.
Sipas Krasniqit, vlerë e madhe është klubi i futbollit në Krushën e Madhe, e cila bashkë me transportin urban dhe zhvillimin e agroturizmit pritet t’i sjellin të ardhura këtij lokaliteti.


