Rahoveci ka vazhduar që të kompletojë ekipin para fillimit të sezonit më 10 Shtator.
Klubi vreshtar ka kompletuar marrëveshjen me një lojtar mjaft atraktiv e me përvojë siç është Dev Johnson.
Johnson së fundmi ka përvojë në FIBA Europe Cup me një nga top klubet bjelloruse teksa luajti edhe në Superligën e Çekisë.
Dev Johnson është lojtar tipik i pozitës 2 dhe do të përkujdeset që të bie shi prej tresheve në “Mizahir Isma”.