VIDEO: Rahoveci e merr T.J. Dunans, një superlojtar në dy anët e fushës që luajti me Fox dhe Adebayo në kolegj

Entuziasmi i fitoreve të fundit dhe dëshira e madhe për suksese në rradhët e Rahovecit, ka bërë që klubi ‘vreshtar’ të mendojë edhe më tutje për forcimin e rosterit. AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se Rahoveci ka arritur marrëveshje me një super-lojtar i cili është në gjendje të luaj pa problem në pozitat 1/2/3 dhe të cilin klubi pritet ta prezantojë me bujë të madhe.

T.J Dunans me 196 centimetra gjatësi, është emri i amerikanit i cili pritet ti forcojë rradhët e Rahovecit në maksimum sidomos për ndeshjet e Kupës së Kosovës. Në edicionin e kaluar, Dunans ka luajtur në njërën prej skudrave më të forta të elitës çeke duke qenë prej individëve kryesorë të ekipit me mesatare prej 13.7 pikëve, 5.8 kërcime, 4.2 asiste, 1.6 topa të vjedhur e 1.6 bllokada për ndeshje.

640x74

Madje shumë herë është shpallur edhe mbrojtësi më i mirë i xhirove në Çeki. Në elitën çeke, Dunans ka luajtur edhe për Olomouckon gjatë sezonit 2018/19, por kjo nuk është përvoja e vetme e Dunans në Evropë, pasi në të kaluarën ka luajtur edhe në elitën e Zvicrrës me BC Monthey, teksa përvojë ka edhe në Kanada e në SHBA ka luajtur për kolegjin nga NCAA1 ”Auburn” aty ku ka luajtur edhe ish-lojtari i Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, Tay Waller.

Vlen të ceket se lojtari në fjalë veçohet sidomos si një mbrojtës elitar, një shënues i shkëlqyeshëm, vjedhës i madh i topave dhe poashtu një bananamen nën-kosh e realisht një lojtar me karakteristika përgjithësisht të mrekullueshme.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.