Një reagim i Defrim Kafexhiut disa ditë më parë rreth dinamikës së projektit të Kompleksit Sportiv në Rahovec ka hasur në rezistencë dhe zjarr nga partia në pushtet e cila ka shumicën në Asamblenë Komunale.
Ashtu siç opozita i ka asamblistët më aktiv si Pallqa dhe Kafexhiu, ashtu edhe partia në pushtet ka asamblistët e saj aktiv e dinamikë dhe pa dyshim asamblistja më aktive e AAK-së është Dafina Gashi.
Në seancën e fundit madje ajo nuk hezitoi t’ia dhurojë një top të ri futbolli Defrim Kafexhiut, i cili pak ditë më parë bëri një reagim duke u shfaqur me një top futbolli nga kompleksi sportiv në Epope duke kritikuar dinamikën e punimeve.
“Dhuratë për asamblistin Kafexhiu në lidhje me statusin e tij në Facebook rreth kompleksit sportiv: Topin ia dhurova si simbolikë dhe mësim, që shkrimet e tij në vazhdim t’i bëjë me kripë me ndërlidhje dhe në lidhje me jetën reale. Kujtojmë se asamblisti Kafexhiu nuk ka lidhje me elementet bazë të futbollit”, u shpreh Dafina Gashi pas seancës në profilin e saj në Facebook.
Mes asamblistëve të AAK-së dhe Kafexhiut përplasjet janë bërë tashmë të zakonshme qysh prej kur partia në pushtet e largoi të atë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit për ta zëveëndësuar me Arbër Zenunin.
Një gjë garantohet nga këto fjalime dhe paraqitje – Kuvendi sigurisht se po bëhet më interesant dhe më aktiv, shpresojmë edhe më me rezultat për qytetarët.
/Rahoveci24/


