Asamblisti i VV-së, Ilir Pallqa, ka folur për problemin e mbeturinave në seancën e fundit.
Ai ka adresuar këtë çështje kur dihet se ka bërë edhe një turne nëpër vende të ndryshme ku ka vërejtur prezencën e mbeturinave.
Mes tjerash ai dha edhe propozim çka të ndërmerret që të ndalen personat e papërgjegjshëm që të hedhin mbeturina në rrugët përgjatë fshatrave ku janë pamjet më të mira të Rahovecit.
“Propozoj vendosjen e kamerave për të identifikuar personat e papërgjegjshëm, dënimet më të rrepta pa vërejtje dhe rritjen e edukimit”, u shpreh mes tjerash Ilir Pallqa.
Video:


