VIDEO: Malinkov: Këtu, me këta njerëz, do t’i mposhtim të gjithë me rend

Trajneri i KB Rahovecit, Ljupco Malinkov, ka folur pas shkatërrimit të Pejës që ndodhi të mërkurën pasite në tempullin mitik “Mizahir Isma”.

Rahoveci e demoloi KB Pejën në një super takim ku u shënua fitorja e gjashtë me radhë.

Malinkov në një intervistë për Kujtesën pas ndeshjes tha se ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, teksa lëvdoi publikun dhe tifozët Ultras Vreshtarët.

“Ishte një fitore e mirë, e gjashta me radhë. I përgëzoj lojtarët e mi. Nuk kemi kohë për festë, vazhdojmë me punë sepse kemi sërish këtu një ndeshje tjetër ndaj këtij ekipi të fortë që ka një prej trajnerëve më të mirë si Marin Dokuzovski”.

“Ndeshje të vështira deri në fund, playoffi? Këtu, në këtë palestër, me këta njerëz, ju them se do t’i mposhtim të gjithë me rend”, u shpreh Malinkov në intervistën pas ndeshjes.

Malinkov javët e fundit po përjeton momentet më të mira të karrierës së tij në Rahovec. /Rahoveci24/

Klikoni për ta shikuar videon:
https://www.facebook.com/ligaunikeofficial/posts/504019524774400?__cft__[0]=AZUTQi1YPiDvFSwN-sHoJKttOBpT8SuY0dQ6pUrIcCKGpIJOBvA1ha9bu6TmcAXWjTHiRFcxgpA387xzHMsgUc5v18-WjLg-g9cc9f2Glr_caM2SSteqvsDwMV2LfTpYKC4aS__rgZEWV5RJEtMszG_JVX2iDDGIzTmgYFTE761psg&__tn__=%2CO%2CP-R

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.