KB Rahoveci zyrtarisht ka konfirmuar transferimin e qendrës së re, Isaiah Manderson.
Ashtu siç paralajmëroi dy ditë më parë Mujo Thaçi, ashtu edhe ndodhi – Rahoveci pas dy humbjeve të ngushta ndaj Vëllaznimit dhe Trepçës ka reaguar para ndeshjes ndaj Bashkimit.
I pari që vjen është Isaiah Manderson, një superlojtar i pozitës 5 me eksperiencë të madhe.
28 vjeçari përvojën më të spikatur e pati në Superligën e Qipros, kurse ishte i shkëlqyeshëm edhe në Superligën e Maqedonisë.
Ai përfaqësoi SHBA-të në lojërat Pan-Amerikane ku tregoi paraqitje solide.
Manderson është qendër moderne, i cili ka gjuajtje për tri pikë, udhëheqje të mirë të topit, lojë me shpinë dhe aftësi solide në mbrojtje.
Transferimi i Manderson nuk është i fundit, por qysh ardhja e tij nga momenti i parë do të ndihmojë ekipin në pozitën 5, aty ku deri tash ka mbuluar detyrat Bardh Rexha. Ky i fundit do të kthehet në pozitën e tij natyrale pas transferimeve të reja.
Manderson është nisur dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj KB Bashkimit.