Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka replikuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës.
Vetëm dy ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor deputët u rikthyen në Kuvendin e Kosovës për t’u ballafaquar e aty nuk mungoi as Albin Kurti.
Në debatin për gazin amerikan ku Haradinaj hodhi akuza ndaj Kurtit, ishte kryetari i VV-së ai që me ashpërsi ju përgjigj.
“Keni nënshkruar 18.5% shkallë të kthimit të brendshëm në kapital me Contour Global. A e dini pse keni nënshkruar këtë dhe që do t’ia bleni gjithë energjinë elektrike që e prodhojnë pavarësisht sa na duhet? Sepse ju me para të shtetit jeni shumë dorëshlirë e me para tuaja private jeni shumë koprrac. Konkretisht, keni blerë nga AKP-ja 198.9 hektar tokë bujqësore, plantacione të vishnjeve dhe lajthive në fshatin Irzniq, me çmim total prej 70 mijë euro, 3 euro e 52 centë për ari. Po kjo është turp!”, u shpreh Kurti.