KF Rahoveci ka filluar tash e sa kohë përgatitjet për sezonin e ri që fillon javën e ardhshme.
Ndërkaq, për këtë përgatitje tashmë janë zhvilluar disa miqësore të forta, ku janë treguar rezultate fantastike nga ekipi i Senad Alirifës.
Se KF Rahoveci ka pretendime të mëdha, këtë ne frikësohemi ta themi, por puna po shihet në terren e ashtu edhe harmonia që kanë sjellë organet e reja të klubit bashkë me zyrtarët e mbetur.
Në një video të publikuar lojtari i huaj i KF Rahovecit e hedhë vallen për bashkëlojtarët, në një demonstrim të harmonisë.
Rahoveci ka edhe dy miqësore para fillimit të sezonit i cili do të jetë me ndeshjen derbi ndaj Lirisë në stadiumin e qytetit të Rahovecit, e natyrisht aty do të duhet përkrahja e gjithë qytetit. /Rahoveci24/