VIDEO – Chris Seeley lojtari më i ri i Rahovecit, priten ende prurje të reja

Skuadra e Rahovecit po vazhdon me kompletimin e skuadrës para edicionit të ri të garave.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime pranë agjencisë së lojtarit, ‘vreshtarët’ së fundmi kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me alo-qendrën amerikane, Chris Seeley.

640x74

Lojtari në fjalë është i gjatë 203 centimetra dhe luan në pozitat 4/5, ku në dy edicionet e fundit ishte paraqitur me kolegjin amerikan ”California State University” me mesatare prej 14.5 pikëve e 7.9 kërcimeve për ndeshje.

Për Seeley, Rahoveci do të jetë aventura e parë jashtë SHBA-ve e ‘vreshtarët’ tashmë janë afër kompletimit të rosterit për edicionin e ri.

/AsistiOnline.com/

https://youtu.be/vVuGkYY5CAE

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.