Faktet për vendimet skandaloze që ja vodhën fitoren Rahovecit në duelin ndaj Vëllaznimit vazhdojnë që të shfaqen.
Ishim ne që publikuam në një postim në Facebook rastet kontestuese të këtij takimi, duke filluar nga Fula inekzistent, shkelje të vijës inekzistente, Goaltending të pa akorduara dhe Offensive Interference të pa akorduara.
E nëse këto ishin “të vështira për t’u parë” një rast më flagrant është momenti kur Adger mban topin rreth 9 sekonda pa udhëhequr dhe gjyqtarët nuk reaguan fare.
Lojtari ka të drejtë të mbajë topi pa udhëhequr për jo më shumë se 5 sekonda.
Ky ishte një tjetër rast ku u dëmtua KB Rahoveci dhe mënyra si ju vodh fitorja nga Vëllaznimi që ja doli mezi të mposhtë ekipin tonë pas dy vazhdimeve dhe ndihmës së madhe të referëve.
Video më poshtë: