Gazetari legjendar i mbarë trojeve shqiptare, Shaip Shala, ka përjetuar gëzim të veçantë me shpalljen e KH Rahovecit kampion duke fituar kështu trofeun e parë madhor në një prej sporteve kryesore.
Ai në një deklaratë pas ndeshjes tha se është ëndërr e realizuar për të pasi janë 65 vite pritje për të që të përjetojë gëzimin e titullit të parë në ndonjë sport.
Ai tha se ndoshta ekipet e qytetit do ta gëzojnë edhe me shumë trofe të tjera.
“Ndoshta do të shohë edhe trofe të tjerë, por i pari nuk harrohet deri në dërrasën e varrit, prandaj është emocion i veçantë”, u shpreh Shaip Shala pas ndeshjes.
Video e plotë:


