VIDEO: 5 gabime dhe 4 teknike në Q4, ja si ju vodh një tjetër fitore KB Rahovecit

KB Rahoveci është në vendin e fundit në tabelë, por më shumë se sa për paraqitjet jo të mira, për këtë pozitë në tabelë kanë ndikuar në masë të madhe gjyqtarët e Superligës së Kosovës që janë nën petkun e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Pas ndeshjes ishte Muhamed Thaçi ai që reagoi duke akuzuar gjyqtarët për njëanshmëri në duelin ndaj Pontes, me ç’rast ka paralajmëruar edhe tërheqjen nga Superliga, kurse FBK-së i la porosi që nëse i duhen të holla, atëherë mund t’i japë klubi pa u dhënë teknike fare, duke ironizuar me ta.

Një reagim i rallë që nuk jemi mësuar ta shohim erdhi edhe nga Arian Osa, që nga shumëkush shihet si kryetari i ardhshëm i KB Rahovecit. Aktualisht antar bordi, një nga sponsorët më të mëdhenj në histori të sportit të Rahovecit dhe më i madhi në historinë e KB Rahovecit, reagoi duke faktuar atë që tha trajneri, pasi ishte prezent në ndeshje, teksa i qëndroi prapa edhe Visar Ejupit, 19 vjeçarit që u kërcënua nga gjyqtari Ngadhnjim Shabani.

Rahoveci24 ka analizuar vetëm çerekun e katërt dhe pikëisht në këtë periudhë kur epërsia e ekipit tonë preku 4 pikë pas një rikthimi të pabesueshëm nga -18, pikërisht atëherë ranë maskat dhe filloi shfaqja e gjyqtarëve duke bërë hiç më pak se 5 gabime të rënda prej të cilave rezoltuan 4 teknike për trajnerin, bankën dhe zyrtarët e klubit të Rahovecit.

Më mposhtë sjellim 5 videot e gabimeve në çerekun e katërt të gjyqtarëve: Ngadhnjim Shabani, Amir Djekovic dhe Erzen Haxhani.

1. Gabim në hapa nga Burke, por referët caktojnë faul duke pranuar dy pikë me një guajtje të lirë.

2. Visar Ejupi bën super mbrojtje ndaj Wayne Arnold, duke ja bllokuar pamjen, por sipas gjyqtarëve ai bllokoi edhe vendin e aterimit të lojtarit kundërshtar duke shkaktuar faul. Shihet qartë nga video, se Arnold ateroi mirë në vendin e tij, i papenguar dhe se Visar Ejupi pati posturë e duhur trupore, duke mos e zgjatur as këmbën, as duart. Gjyqtarët hezituan ta shikojnë momentin. Janë edhe 4 momente të ngjashme në periudha tjera të takimit dhe mund të konfirmojmë se askund në botë nuk janë referuar faula të tillë që janë referuar në këtë ndeshje dhe ndeshjen ndaj Trepçës.

A jeni gati për më të madhen? Shikoni se si gjyqtari Ngadhnjim Shabani (poshtë, djathtas në video), i thotë Arnoldit “ngritu, ngritu” duke aluduar se ai po bën simulim (flopping), kurse gjyqtari amatoresk Amir Djekovic (lart, majtas në video) referon për faul. Shihet se as vet gjyqtarët nuk patën komunikim. E çuditshme pse Ngadhnjimi Shabanit nuk i eci fjala në këtë rast, pasi ishte me pamje më të qartë.


3. Braxton Huggins faulohet në dy momente: Fillimisht nga Burke duke u shtyrë prej tij, ndërkaq edhe Urim Zenelaj krijon kontakt fizik me të teksa Huggins ishte në ajër. Gjyqtarët heshtën.

4. Fillimisht Ivan Koljevic vë duart prapa Jahii Carsonit, kurse momentin e shënimit të Carson, ai faulohet qartazi nga Urim Zenelaj. Rahoveci është dashur të gjuajë një gjuajtje të lirë, por kjo nuk nododhi dhe situata eskaloi totalisht me protestat e stafit të KB Rahovecit që ishin të drejta, por që i dhanë fund kësaj ndeshje duke parë se gjyqtarëve veç se u kishin rënë maskat.

5. Isaiah Manderson ishte i pakapshëm për Urim Zenelajn, e rasti flagrant që e shkatërroi ndeshjen ndodhi pranë rezultatit të barabartë, 83-83, kur Manderson bën rebound ofensiv, duke u futur më pas në sandwich nga Burke dhe Zenelaj, ku të dy bëjnë faul, e Manderson e humb gjuajtjen. Gjyqtarët nuk ndalën lojën dhe Burke shënon dy treshe me tabelë. Refuzojnë ta shikojnë rastin. Deri në këtë moment Burke është dashur të përjashtohet me 5 faula bashkë me Wayne Arnold, e Rahovecit t’i jepeshin gjuajtjet e lira, por gjyqtarët kishin mision tjetër dhe ja arritën qëllimit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.