KB Rahoveci është duke përjetuar një nga periudhat më të vështira në histori të klubit në aspektin e rezultateve, duke arritur 9 humbje rresht.
Jo vetëm niveli i investimeve, por në shumë ndeshje janë gjyqtarët ata që po ndikojnë në këto takime, kur ekipi po lufton dhe po shkon në maksimum performancë.
Pas ndeshjes ndaj Vëllaznimit në Gjakovë ku ishte evidente që Rahovecit ju vodh fitorja, një gjë e tillë ka ndodhur në mënyrë të hapur e publike në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Trepça, e cila ishte favorite absolute edhe sipas basteve (me kuotë 1.08) u befasua nga Rahoveci, pasi klubi jonë arriti që të krijojë epërsi prej 12 pikëve në çerekun e dytë.
Pikërisht kur Trepça preku fundin me paraqitje, aty u shfaqën gjyqtarët e takimit – Atdhe Goçaj, Visar Bunjaku dhe Egzon Maloku, me këtë të fundit, që njihet tashmë si gjyqtar anti-Rahovecit. Fillimisht ata filluan të ngarkojnë me faula të pandalshmin Chris Seeley dhe multi talentin vendor, Visar Ejupi.
Përkundër referimit të papranueshëm në këtë takim, Rahoveci ishte deri në fund në lojë me një roster të themi qesharak me vetëm 6 lojtarë, kundër mund të themi lirisht përfaqësueses A të Kosovës me në krye Erjon Kastratin i cili ishte nervoz gjatë gjithë takimit.
Një gjë është e sigurtë – KB Rahoveci është dashur të ketë më shumë fitore, dhe për këtë faj janë gjyqtarët, ose për shkak të mos dijes së tyre, ose për shkak se fokusi është që të rrëzohet nga Superliga skuadra e Rahovecit, njëra sigurisht se duhet të jetë arsyeja prapa gjithë këtyre gabimeve.
Nëse klubi po hesht, jemi ne ata që nuk do të heshtim kurrë dhe të bëhemi qingja të FBK-së, duke mbrojtur djersën e basketbollistëve tanë, andaj më poshtë sjellim 20 raste që ne i kontestojmë hapur dhe që komuniteti basketbollistik duhet t’i shohë.
1.Topi për Trepçën, edhe pse i fundit me top luajti Erjon Kastrati.
2. I fundit me top luan Drilon Hajrizi. Gjyqtarët ja dhanë topin Trepçës.
3. Rasti i vetëm që u bë viral nga 21 gabimet në total. Ky rast s’do koment.
4. Faul i pastër i Erjon Kastratit ndaj Chris Seeley.
5. Lojtari Chris Seeley mban posturën trupore në mënyrë vertikale, bën mbrojtje superiore, por gjyqtarët akordojnë faul me dy gjuajtje për Drilon Hajrizin.
6. Një nga shumë rastet ku kontakti fizik ndaj Carson nuk rezulton me faul nga gjyqtarët.
7. Faul i pastër ndaj Isaiah Manderson nga lojtari i Trepçës,Clevon Brown
8. Çdo herë kur lojtari gjuan për tre, bllokimi eventual i hapësirës për të ateruar në parket rezulton automatikisht me faul. Por, natyrisht jo kur luan Rahoveci.
9. Samir Zekiqi gabim në hapa. Gjyqtarët vazhdojnë lojën normalisht.
10. Amin Hot shkakton faull me qëllim ndaj Edmond Kryeziut, apo ndryshe në gjuhën e gjyqtarëve “Clear Path Foul”, e cila është ekuivalente me 2 gjuajtje dhe posedim të topit për Rahovecin.
11. Faul ofanziv nga Gordon, gjyqtarët referojnë faul ndaj tij. Pamje të qarta.
12. Gjyqtarët akordojnë faul në sulm ndaj Seeleyt, pasi shkatërroi karrierën e Drilon Hajrizit me këtë poster që do të duhej të ishte nëpër televizione si aksioni i javës… ndoshta edhe i vitit!!!
13. Faul i Mandersonit sipas gjyqtarëve, por ai hoqi topin pastër nga duart e Zekiqit.
14. Gordon gabim në hapa, loja vazhdoi normalisht.
15. Një nga rastet më të papranueshme të ndeshjes. Topi plotësisht në zotërimin e Chris Seeley, Gordon fillon ta godasë me duar. Gjyqtari në vend të faulit referon top të diskutueshëm (jumpball).
16. Gordon rrezikon lëndimin e Chris Seeley. Gjyqtarët akordojnë vetëm faul për Seeley, por shihet se kjo ishte Flagrant 1 në gjuhën e gjyqtarëve, apo faul josportiv nga Gordon.
17. Visari mban posturën e tij bashkë me duart në pozitën vertikale. Gjyqtari referon faul ndaj Hajrizit, edhe pse shihet si Hajrizi zgjat bëryllin në lojtarin 14 vjet më të ri se ai duke ja rrezikuar karrierën.
18. Visari u ngarkua me faula nga pjesa e parë duke limituar super paraqitjen e tij. Shikoni se si e largon topin pastër nga duart e Ken Brown, i cili u zhvesh për të luajtur. Gjyqtarët dhanë faul kundër Visarit.
19. Amin Hot kap dorën e Jahi Carson i cili del nga blloku i Manderson. Nuk ka faul nga gjyqtarët, sigurisht.
20. Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Erjon Kastrati, privilegjohet nga gjyqtarët. Ai nuk dënohet për flopping, por gjyqtarët pa hezitim referojnë faul kundër Seeleyt.