Vetura nga Rahoveci aksidentohet rëndë, lëndohen shtatë persona, dy në gjendje të rëndë (Foto)

Pasmesnatës në aksin rrugor Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Landovicë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë lënduar shtatë persona, ndërkaq dy prej tyre janë në gjendje të rënd, shkruan Gazeta Express.

Aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zyrtari për informim në Policin e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku sipas tij aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së rregullave në trafik.

“Rreth orës 00:05, kemi marr një informatë që ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave, njëra me targa vendore ndërkaq tjetra me të Maqedonisë. Si pasoj e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona, ku dy prej tyre janë në gjendje të rënd”, tha Gashi për Express.

Më tej Gashi shtoi se dy të lënduarit të cilët janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në QKUK, ndërkaq pesë të tjerët kanë marrë ndihmën e parë dhe janë liruar për në shtëpi.

Rahoveci24 mëson se vetura e tipit Golf 3 me ngjyrë të kaltër është nga Rahoveci me disa pasagjerë rahovecianë.

Shpresojmë në shërim të shpejt…

landovic 1

landovic 2

landovic 3

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.