Vetëm 21 vjeç, Besmir Rama kampion i bodybuildingut në kategorinë 102 KG

Besmir Rama është shpallur kampion i bodybuildingut të Kosovës në moshën vetëm 21 vjeçare.

Ai bëhet kështu një prej kampionëve më të rinj të bodybuildingut në vendin tonë duke triumfuar në kategorinë 102 kilogram.

Për këtë ai në një postim në rrjetet sociale konfirmoi se u përgatit vetëm 35 ditë për shkak të pandemisë, ndryshe nga kandidatët tjerë kaluan muaj të tërë duke u përgatitur.

Ai ishte shumë pranë triumfit edhe në kategorinë absolute të rëndë, duke zënë vendin e dytë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.