Alban Veseli u shpreh i lumtur me fitoren ndaj Vllaznisë që kualifikoi ekipin në Final 4 të Ligës Ballkanike.
Veseli që luajti përkundër problemeve shëndetësore falënderoi qytetin për përkrahjen dhe ka thënë se do të luajë edhe i lënduar e i sëmurë që Rahoveci të kurorëzohet me trofe.
“Shënova dy pikët kruciale në fund, por dorën në zemër, përgëzoj Darrelin për treshen e madhe she publikun madhështor. Bashkë askush s’mund të na mposhtë”.
“Nuk isha në gjendjen më të mirë shëndetësore, por edhe i lënduar jam në dispozicion të trajnerit sepse ky qytet meriton titull të kampionit. Faleminderit Rahovec”, u shpreh Veseli.