Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është takuar me disa anëtarë të Këshillit të banorëve të Rahovecit.
Ai, po ashtu, ka thënë se duhet dhe do të dëgjohet zëri i qytetarëve që po kundërshtojnë variantin e “Autostradës së Dukagjinit”.
“Sot takova një grup të qytetarëve të Rahovecit, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për trasenë e Autostradës së Dukagjinit. Zëri i tyre duhet dhe do të dëgjohet në mënyrë që projektet e mëdha të mos anashkalojnë asnjë qytet, si dhe të ruajnë vlerat e potencialet natyrore”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli.
Lexoni edhe:
“Versioni final i Autostradës së Dukagjinit, 60 milionë euro më i shtrenjtë dhe dëmton tokat bujqësore”
Gjithashtu, ky Këshill së fundmi ka organizuar edhe një peticion, në të cilën thuhet se deri tani janë mbledh mbi 6.000 nënshkrime, kundër variantit të propozuar nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi.
Ata, po ashtu, së fundmi kanë treguar edhe arsyet se pse janë kundër versionit të MI-së për Autostradën.