Veseli: Albin, sherrin ka me ta pa Kosova

I nominuari për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN, Kadri Veseli në kundërpërgjigje të deklaratave të Albin Kurtit, i tha këtij të fundit, se në momentin kur t’i bëjë VV 61 vota, le ta merr pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Ai tha se pushteti nuk është gjithçka, por sipas tij, pavarësisht se çfarë kanë bërë Vetëvendosje gjatë mandatit të kaluar legjislativ, duke sulmuar Kuvendin, duke sulmuar kryeministrin, asnjëri nga ata nuk ka përfunduar në burg.

640x74

Veseli tha se Vetëvendosje edhe mund të jetë në pushtet, po Kosova sherrin ka me ua pa dhe madje do ta kthejnë edhe Serbinë në Kosovë.

“Albin, sherrin ka me ua pa Kosova”, tha Veseli. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.