Shkrimtari i mirënjohur rahovecas me renome botërore, Fahredin Shehu, botohet në SHBA në Antologjinë për Dashuri, “Poetry Pose 2016”, ku mbledh autorë nga SHBA dhe vende të ndryshme të botës.
Vepra e Shehut është përkthyer në shumë gjuhë të botës ; në Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Polonisht, Spanjisht, Hebraisht, Rumanisht, Serbisht, Kroatisht, Boshnjakisht, Maqedonisht, Turqisht, Gjuhë Rome, Persisht, Mongolisht, Kinezisht, gjuhë Siciliane, Friziane, Malteze.
Ka kohë që Shtepia Botuese: Inner Child Press i ka ofruar Fahredin Shehut hapësirë dhe bashkëpunim, ku e njëjta i ka botuar dy libra më herët; “Pleroma’s dew” ose Vesa e gjithçkasë, në vitin 2012 dhe “Maelstrom: Four Scrolls of an Ilyrian Sage” ose Vorbulli: katër pergamene të dijetarit Ilir në vitin 2014.
/Rahoveci24/