Vendoset gurthemeli i Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec

Ky objekt modern do të gjallërojë jetën kulturore dhe aktivitetet e rinisë në komunën tonë.

Objekti ka një sipërfaqe totale prej 6,203.24 m2;
Salla universale/auditorium, me rreth 400 ulëse; zhveshtore, salla për prova etj.
Shkolla e MUZIKËS me sipërfaqe prej 780.0 m2 për shumë qëllime, studio për kërcim, klasa amë, klasa për balet, salla për instrumente dhe administratë;
Qendra për Inovacion dhe Teknologji me sipërfaqe prej 415.0 m2, me përmbajtje, si: laborator, punëtori, sallë për takime dhe trajnime, zyrë të hapura dhe të ndara;
Biblioteka me sipërfaqe prej 420.0 m2, ku perfshihen sallat për lexim grupor dhe individual, skedarët, ekspozimi i librit, fototeka, sallë për kompjuterë;
Galeri të arteve;
Kafetari me kuzhinë dhe tarracë të jashtme;
Administrata e objektit 145.0 m2;
Parking nëntokësor dhe të jashtëm, gjithsej 54 vende.

Vlera e kontratës është: 2,982,584.55 €.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.