Vendosen katër hidrantë emergjent nëpër fshatrat e Komunës së Rahovecit

Pas analizës së gjendjes nga ana e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për mungesën e hidrantëve emergjent për furnizimin me ujë për kamionët e zjarrfikësve nëpër fshatra të Komunës së Rahovecit, drejtoria në fjale është në përfundim e sipër të projekti për vendosjen e këtyre hidrantëve.

Bislim Morina, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me vendosjen e hidrantëve ka thënë se deri te vendosja e hidrantëve ka ardhur pas analizës së gjendjes dhe ky projekt i vendosjes se hidrantëve është në përfundim e sipër dhe hidrantët janë vendosur në fshatrat Krushë e Madhe, Xerxe , Ratkoc dhe Çifllak.

Ai thotë se me vendosjen e hidrantëve emergjent u është lehtësuar puna zjarrfikësve në raste kur duhet të intervenohet. Vlera e këtij projekti është rreth 10 mijë euro.
hidrant

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.