Vëllezërit Bytyqi nga Brestoci i Rahovecit ndihmojnë 60 familje me pako ushqimore

Nuk është hera e parë që dhurojnë pako ushqimore apo gjërat e tjera të domosdoshme për familjet në nevojë.

Vëllezërit Bytyqi nga Brestoci njihen si familje bujare që u del në krahë gjithmonë familjeve në nevojë dhe jo vetëm, përcjell Rahoveci24.

Për t’u dalë familjeve në nevojë në këto kushte pandemie ku puna është ndalur dhe të ardhurat janë vështirë të arritshme, patjetër se meriton duartrokitje.

Njerëzit vullnetmirë gjithmonë kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë, e vëllezërit Bytyqi janë sinonim i tyre.

60 familje kanë pranuar pako të ndryshme ushqimore, me shpresën se do t’ia dalin që ta përballojnë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sfidë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.