Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi i shoqëruar nga Sali Sallteku, drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme dhe Munib Durguti, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kanë vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Rahovec, ku u pritën nga imami Shani Sylka me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit është biseduar për shumë çështje, që kanë të bëjnë me jetën në Komunën tonë.
Përveç shkëmbimit të urimeve për Fitër Bajram, ata u pajtuan se Rahoveci është një Komunë ku bashkëjetojnë etni dhe fe të ndryshme dhe harmonia me të cilën jetojmë është vlerë evropiane.