Vehapi thotë se nuk ka problem me rrush, bëhet më “interesant” sepse është fushatë (Video)

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, njëherit edhe kandidat për edhe një mandat nga radhët e PDK-së, mendon se nuk ka problem me grumbullimin e rrushit.

Në një intervistë dhënë për TV Dukagjinin, ai ka thënë se ky problem po bëhet “interesant” për shkak të fushatës.

I pyetur për problemin e rrushit, ai ka thënë:

“Në Rahovec janë disa bodrume me renome do të thoja por edhe me kapacitete të mëdha të përpunimit të rrushit”, ka thënë Vehapi.

“Janë dy shoqata të organizuara mirë, njëra mbron të drejtat e vreshtarëve dhe çmimin e rrushit, dhe tjetra është shoqata e venarëve dhe i mbron të drejtat e komunitetit të vet”, ka shtuar ai.

“Unë besoj që kjo më shumë kur vjen koha e mbledhjes së rrushit dhe sidomos kur ka fushata zgjedhore, ndoshta pak më interesante këtë punë”, ka thënë Vehapi. /RahovecPress/

https://youtu.be/MZ4im1pwPto

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.