Vehapi takohet me Tugomir Majdak, Sekretari i shtetit në Ministrinë e Bujqësisë kroate

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare të Delegacionit të Kosovës, i prirë nga Idriz Vehapi, kryetari i Komunës së Rahovecit, Bekim Hoxha drejtor i Departamentit të Vreshtarisë dhe Vertarisë, pranë MBPZHR dhe Avdullah Kryeziu drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, paten takim pune me Tugomir Majdak, Sekretari i shtetit në Ministrinë e Bujqësisë në Republikën e Kroacisë.

Siç njofton Zyra e Vehapit, në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, duke ndërlidhur nivelin qendror dhe atë lokal.

Poashtu gjate ditës së sotme, është mbajtur edhe një takimi me Ivana Petriç, drejtoreshë e Institutit të Vertarisë dhe Vreshtarisë, ku temë e takimit ishte bashkëpunimi në sektorët e vreshtarisë dhe vertarisë.

“Më këtë rast duhet falënderuar palën kroate për gatishmërinë që treguan për të bashkëpunuar me palën kosovare, konkretisht për të ofruar ekspertize konkrete profesionale për akreditimin internacional të laboratorit të Enologjisë në Departamentin e Vreshtarisë dhe Vertarisë, i cili laborator është në Komunën e Rahovecit”, thuhet në njoftim.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.