Kryetari aktual i komunës, Idriz Vehapi, ka qenë pjesëmarrës në debatin e Qendrës Rinore të martën në mesditë.
Kryetari aktual ishte pjesë e debatit me të rinjt ku kishte shumë pyetje.
Një prej tyre ishte se pse Rahoveci nuk ka Trafik Urban.
Vehapi duket se ka shfletuar programin e kandidatit të VV-së dhe broshurën Jepi Kokrrën Rahovecit, ku një zotim është i veçantë për Trafikun Urban dhe madje ka edhe hartë.
Vehapi pranoi realitetin duke thënë se kjo është një ide shumë e mirë.
“Është një ide që e kam dëgjuar nga kandidatë të tjerë. Një ide e mirë, por që do pak më shumë studim”, theksoi Vehapi në këtë debat.
Pas Vehapit në debatin e Qendrës Rinore merr pjesë Smajl Latifi. /Rahoveci24/