Vehapi në Jeta në Kosovë: Së shpejti fillon ndërtimi i shkollës “7 Shtatori”

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka konfirmuar në emisionin Jeta në Kosovë se do të fillojë së shpejti ndërtimi i shkollës “7 shtatori”.

Në pyetjet për ndërtimin e shkollave të reja, ai konfirmoi se në Opterushë dhe Kramovik do të ndërtohen shkolla të reja.

Po ashtu, ai zbuloi se do të ndërtohet shkolla e re “7 shtatori” me investitorë të huaj bashkë me komunën.

Ky është një hap i madh për përmirësimin e infrastukturës shkollore të një prej shkollave më të neglizhuara në të kaluarën në komunën e Rahovecit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.