Vehapi: Kishim pikëpamje të ndryshme politike, por ishte një nga njerëzit më të mirë që kam njohur

Ish-kryetari i komunës së Rahovecit dhe kreu aktual i PDK’së në Rahovec, Idriz Vehapi ka ngushëlluar familjarët e Ibrahim Hotit, arsimtarit dhe anëtarit të degës së LDK’së në Rahovec, që ndërroi jetë sot.

Vehapi ka shkruar se ishte kënaqësi të punonte me të për afro shtatë vite sa ishin pjesë e asamblesë komunale, teksa shtoi faktin se përkundër pikëpamjeve të ndryshme politike, Hoti ishte një nga njerëzit më të mirë që ai kishte njohur, përcjell Rahoveci24.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Vehapit në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Ibrahim Hoti paska ndërruar jetë! I dhembshëm ky lajm për këtë njeri të mirë, me të cilin për 7 vite i kemi shqyrtuar…

Posted by Idriz Vehapi on Sunday, April 5, 2020

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.