Bordi i KB Rahovecit mbajti mbrëmë një mbledhje urgjente në zyret e klubit.
Rahoveci24 mëson nga burime brenda këtij takimi se në këtë takim është diskutuar situata e rëndë nëpër të cilën po kalon klubi në prag të super derbit ndaj Pejës në “Karagaç”.
Sjelljet jo të hijshme të një lojtari që konsiderohet superyll kanë bërë që klubi të mblidhet urgjentisht të hënën mbrëma, e lojtari është emër i njohur për redaksinë, por nuk do të përmendet për shkak të mos dëmtimit edhe më shumë të situatës në klub.
Gjestet josportive të këtij lojtari në stërvitje dhe mungesa në stërvitje të hënën bënë që klubi të reagojë ashpër dhe të takohet për të diskutuar nëse ky lojtar do të vazhdojë ende të jetë prezent në klub dhe nëse do t’i jepet një shanc i ri.
Ndërkaq situata mbetet e rëndë kur dihet Ergin Grosha u largua për arsye personale nga klubi, Mërgim Jakupi u lëndua dhe Musab Mala është po ashtu i dëmtuar.
Ndërkohë Rahoveci24 mëson se pakënaqësi ka edhe në bankën e Rahovecit, ku i pakënaqur me ekipin dhe transferimet është shprehur Fotis Takianos, pasi me ekipin që e ka në dispozicion nuk po shkon pothuajse asgjë.
Kujtojmë se Rahoveci konsolidoi ekipin më të shtrenjtë në histori të klubit gjatë kësaj vere, vetëm për t’u turpëruar dy herë nga Prishtina, nga Trepça në Superkupë dhe nga Ponte në kampionat, një start i errët.
Se kishte krizë në klub e dëshmoi mungesa e publikimit të rezultatit zyrtar pas ndeshjes ndaj Prizrenit-16.
Të tjera burime nga brenda klubit bëjnë me dije se situata në klub para duelit ndaj Pejës është e rëndë, teksa ky burim bëri të ditur se vetëm është në diskutim sa do të jetë epërsia e humbjes dhe jo nëse do të humbim.
Rahoveci24 posedon edhe pafund informacione tjera të sigurta, por për shkak të mos dëmtimit të mëtutjeshëm të situatës në klub dhe duke dashur të kontribojë në përmirësimin e situatës, këto informata nuk do të bëhen publike.
Portali Rahoveci24 gjatë gjithë verës raportoi për gabimet serike të zyrtarëve të KB Rahovecit në tregun e transferimeve dhe koston e lartë të këtyre operacioneve, vendime teknike dhe financiare dëmi i të cilave po fillon të vërehet qysh në ditët e para të sezonit të ri i cili ka nisur krejt ndryshe nga sezoni i kaluar edhe pse ishte ajo ishte skuadër shumëfish më e lirë.
/Rahoveci24/